OFL i çon formularin Endrit Dokles, kreut të ish-bandës së Durrësit: 48 orë për të deklaruar pasurinë

52

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Endrit Dokles, ish-kreut të bandës së Durrësit.

“Endrit Dokle, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës krīminale”, “Vrāsja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës krīminale”,-shpjegon OFL.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Endrit Dokle, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës krīminale”, “Vrāsja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale;

Hekuran Hoxha, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafīkimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Fatbardha Hoxha, banuese në Durrës, e dënuar për veprën penale “Trafīkimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Tedi Hoxha, banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Organizatë krīminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.