Pas deklaratave për myslimanët dhe internetin vjen një tjetër propozim shokues nga Donald Trump, kandidati për president i republikanëve. “Nëse fitoj zgjedhjet do propozoj një dekret për ta bërë të detyrueshëm dënimin me vdekje për këdo që vret një polic”,- tha ai. “Dua t’ju them forcave të policisë që nuk do ti zhgënjej. Puna që ju bëni nuk është e dorës së dytë dhe këtë e dinë të gjithë në Amerikë”.