Putin: Në Siri do të shkatërrohet çdo gjë që kërcënon Rusinë tonë

473
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë me dije se çdo objekt ose ushtri që kërcenon forcat ruse në Siri do të shkatërrohet pa paralajmërim.
Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi me antarët e Ministrisë së Mbrojtjes, ku u prezantuan edhe zhvillimet më të fundit të ushtrisë vendase.
Lideri i Kremlinit tha gjithashtu në rast se do të ketë një provokim të mëtejshëm ndaj forcave ruse, kundërpërgjigjia do të bëhet në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Edhe pse nuk përmendi Turqinë, Putin duke se i referohet pikërisht rrëzimit të avionit rus Su-24 nga avionët luftarakë turq.
Sink: “Cdo objekt që cenon bazën, infrastrukturën apo ushtrinë tonë në Siri, duhet të shkatërrohet menjëherë. Mund të them se impakti i Rusisë në Siri ka qënë mjaft pozitiv.
Ky është një rezultat i punës së mirë që ka bërë Ministria e Mbrojtjes, Stafi i Gjeneralëve, Forcat Ajrore si dhe Marina detare ruse.
Në rast se do të kemi provokime të mëtejshme në Siri, do të kundërpërgjigjemi në mënyrën më të ashpër të mundshme.”
Vladimir Putin shtoi se Rusia po ndihmon disa njësi të ushtrisë së lirë siriane për të luftuar terroristë. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, bëri me dije se avionët luftarakë rusë, që prej nisjes së sulmeve, kanë kryer 4.000 fluturime në Siri duke shkatërruar mbi 8.000 objektivë të Shtetit Islamik.
Sigal