Trump kritikon mediat për lajme të rreme

494
Presidenti amerikan Donald Trump u kthye në Washtington, pas udhëtimit të tij 9-ditor në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Ai deklaroi se turneu i tij ishte një sukses i madh për Amerikën. “Shumë punë, por patëm rezultate të shkëlqyera”- tha ai.

Presidenti Trump kritikoi mediat për njoftimet se Shtëpia e Bardhë është e përfshirë në probleme dhe për hetimin e ndihmësve të tij dhe lidhjeve të tyre me Rusinë. Ai i akuzoi përsëri mediat për publikimin e lajmeve të rreme.

Presidenti komentoi zgjedhjen e anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin e Montanës. Republikanin Greg Gianforte e akuzuan për sjellje fyese ndaj medias, një incident të cilin Presidenti e cilësoi mbulim i keq nga media.
Sigal