Tre pacientë fitojnë betejën me koronavirusin në Kosovë

284
Sigal

Teksa numri në total i të prekurve ka shkuar në 480, lajme të mira vijnë nga Kamenica e Kosovës.

Mësohet se tre persona kanë arritur që të fitojnë betejën me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2.

Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negative”, ka shkruar Kastrati.