Beteja për postin më të rëndësishëm në botë dukej se kishte përfunduar dy herë. Pas atentatit të parë më 13 korrik, Donald Trump ishte 7% përpara Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA në mbarë vendin, shkruan gazeta gjermane ‘BILD’.
Dy muaj më vonë, pas duelit të tij televiziv kundër Kamala Harris, republikani u shfaq befas i dobët dhe ishte shtatë përqind prapa zëvendëspresidentes. Që atëherë, Trump ka bërë atë që i pëlqen më shumë: të luftojë. Një sondazh i publikuar të dielën nga kanali televiziv NBC tregon: Ish-presidenti është rikthyer në garë me 48% ndaj 48 %.
‘Harris ka humbur vrullin që nga fillimi i vjeshtës,’ theksoi anketuesi Jeff Horwitt, i cili drejtoi sondazhin. Trump shënon pikë për ekonominë dhe politikën e jashtme Deri më tani, gjysma e rreth 160 milionë zgjedhësve me të drejtë vote duan të drejtohen sërish nga republikanët. Çfarë pëlqejnë kaq shumë amerikanët te Trump?
► Ekonomia: Amerikanët preferojnë të votojnë me portofolin e tyre. Sipas një sondazhi të Gallup, ekonomia është çështja kryesore e zgjedhjeve për 52 përqind. 54 përqind mendojnë: Trump ka një dorë më të mirë kur bëhet fjalë për paratë.
► Luftërat: Sipas një sondazhi të ri nga Ëall Street Journal, Trump është qartë përpara në politikën e jashtme. 50 përqind mendojnë se ai mund ta përfundojë luftën në Ukrainë më shpejt (Harris: 39 përqind). Kur bëhet fjalë për pyetjen se kush mund ta menaxhojë më mirë konfliktin në Lindjen e Mesme, Trump është edhe më përpara.
► Emigrimi i paligjshëm: Sipas YouGov, 51 përqind e amerikanëve besojnë se Trump ka më shumë gjasa ta marrë nën kontroll krizën kufitare. Vetëm 38 përqind besojnë te Harris për këtë.
► Krahasimi presidencial: 44 përqind e amerikanëve besojnë se presidenca e Trump i ka ndihmuar familjet e tyre. Vetëm 25 përqind e thonë këtë për administratën Biden-Harris.



















