Obama: Muslimanët, aleatët më të fuqishëm në luftën ndaj ISIS

441
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar në një konferencë për shtyp se masakra e San Bernardinos ku vdiqën 14 persona ishte “një akt terrorizmi i menduar për të vrarë njerëz të pafajshëm”.
Por sipas Obamës, “liria është më e fuqishme se frika” duke shtuar se amerikanët duhet të qëndrojnë të bashkuar, për të mos rënë në duart e ekstremistëve.
“Amerika do e kapërcejë kërcënimin e terrorizmit, por nuk duhet t’i kthehemi kundër njëri-tjetrit, duke e përcaktuar këtë betejë si një luftë mes Amerikës dhe Islamit. Nëse duam të mundim terrorizmin, duhet t’i konsiderojmë komunitetet myslimane si aleatët tonë më të fuqishëm, në vend që t’i shtyjmë ata nga dyshimet dhe urrejta”, tha Obama duke shtuar se “nëse kthehemi kundër komuniteteve myslimane në Amerikë, do të bënim pikërisht atë që grupet ekstremiste të Shtetit Islamik duan”.
Gjatë fjalë së tij Obama u zotua po ashtu se SHBA, do të vështirësojë blerjen e armëve nga atentatorët islamikë. 
Sigal