Trazirat e dhunshme, japin dorëheqjen disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë, janë kundër trazirave

278
Sigal

Pas trazirave të dhunshme të ndodhura në Kongresin Amerikan, dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin të jepnin dorëheqjen, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe zëvendësin e tij, Matthew Pottinger.

Mediat vendase bëjnë me dije se Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

“Ka qenë një nder t’i shërbeja vendit në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë krenarë që isha pjesë e misionit të zonjës Trump për të ndihmuar fëmijët kudo, dhe krenare për shumë arritje të kësaj administrate,” tha Grisham.

Grisham, e cila ishte për një vit sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë përpara se të bëhej shefe e stafit të Zonjës së Parë, nuk tha nëse dorëheqja e saj ishte në reagim ndaj dhunës në kryeqytetin e vendit, por një burim i njohur me vendimin e saj tha se dhuna e bindi atë përfundimisht për të.

Gjithashtu dorëheqjen e ka dhënë edhe sekretarja sociale e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Matthews.

Ndër të tjera në media thuhet se dorëheqjen e kanë dhënë O’Brien dhe Pottinger, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës.

Ndërkohë deri më tani në lidhje me këto ngjarje Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment.