Meghan Trainor dhe bashkëshorti, Daryl Sabara mirëpritën bebushin nr. 2, një djalë të quajtur Barry Bruce Trainor.
Meghan bëri një postim në Instagram, ku tregoi detajet e lindjes dhe falenderoi stafin mjekësor.
Ajo dhe Sabara e bënë publik lajmin e shtatzënisë në janar të këtij viti dhe njoftuan se “bebi nr.2 do të lindte këtë verë”.
Çifti u lidh në vitin 2016, falë mikeshës së tyre të përbashkët, Chloë Grace Moretz. Një vit më vonë u fejuan dhe në dhjetor të 2018-ës, kurorëzuan dashurinë në një festë në oborrin e shtëpisë. Ata janë edhe prindër të Riley, i cili lindi në shkurt të 2021-shit.






















