Humb fluturimin dhe ndjek avionin në pistë, arrestohet 20-vjeçari

524
Aereo Ryanair in scalo Bari
Sigal

Pasi ka humbur fluturimin e tij ka shpërthyer një derë të aeroportit duke tentuar të ndjekë avionin në pistë që po nisej.

Kjo është historia e një djali 20-vjeçar i cili është arrestuar në aeroportin e Dublinit.
Së bashku me një grua ai duhej të nisej për në Amsterdam në një fluturim të Ryanair, por ka mbërritur vonë në gate.

Sipas një komunikatë për shtyp të aeroportit, djali është nervozuar dhe ka vënë në jetë aksionin e tij për të shpërthyer dyert. Ai është bllokuar nga stafi i Ryanaier deri në mbërritje të policisë irlandeze.