Tragjedi në Spanjë/ Katër emigrantë humbin jetën pas mbytjes së një anije në Ishujt Kanarie

194
Sigal

Ditën e sotme, të paktën katër persona u gjetën të vdekur, pas mbytjes së një anije që transportonte emigrantë jashtë Ishujve Kanarie të El Hierro. Lajmin e trishtë e bëri të ditur Kryqi i Kuq Spanjoll.

Anija u vu re nga një anije peshkimi rreth 193 km në jug të El Hierro, një nga ishujt më të vegjël Kanarie, sipas mediave lokale. Një operacion shpëtimi ishte duke u zhvilluar këtë pasdite, me tre helikopterë të vendosur për të evakuuar të plagosurit.

Kryqi i Kuq tha se nga 23 personat që ndodheshin në në bord, 16 ishin në gjendje të rëndë dhe tre në gjendje më të mirë, të cilët më pas u dërguan në Tenerife.

Të katër të vdekurit do të transportohen në El Hiero. Numri i emigrantëve të pa dokumentuar që mbërrijnë në Ishujt Kanarie të Spanjës në Oqeanin Atlantik ishte tetë herë më i lartë vitin e kaluar se në 2019, me ndikimin e COVID-19 në turizëm dhe industri të tjera në Afrikën Veriore dhe Nën-Sahariane duke rritur më shumë shanset për të provuar një udhëtim të rrezikshëm.

Qindra persona humbën jetën ose u raportuan të zhdukur vitin e kaluar, pasi u përpoqën të arrinin ishujt, shpesh në anije të përplasura, të mbipopulluara me motorë jo të besueshëm, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).