Ylli Dylgjeri: Dhoma e të sëmurit mendor

248
Sigal

Pas deklaratës së Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka reaguar dhe gazetari Ylli Dylgjeri i cili ka treguar “kushtet e dhomës”.

“Me kërkese të publikut, pas informimit nga Zëdhënësi i Presidentit te Spitalit Psiqiatrik te vene në gadishmëri, po publikojmë edhe dhomën e të sëmurit mendor me 3 yje. Dhoma është e pajisur me facilitetet e nevojshme për një shërbim profesional të rehatshëm.”,- shprehet Dylgjeri në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë:

Me kërkese të publikut, pas informimit nga Zëdhënësi i Presidentit te Spitalit Psiqiatrik te vene në gadishmëri, po publikojmë edhe dhomën e të sëmurit mendor me 3 yje.
Dhoma është e pajisur me facilitetet e nevojshme për një shërbim profesional të rehatshëm.
Dhoma e pacientit është e pajisur me:
Çarçafë, shtrojë dhe mbulojë; batanije; shapka dhe pizhame.
Pacientëve u ofrohet shërbimi me materiale të buta.
Dhoma është e veshur e tëra me tapiceri për të mos dëmtuar kokën kur i bie murrit gjatë shpërthimeve.
Te pajisjet personale është edhe këmisha e forcës, elektroshoku digital i pajisur me databaze e strukturës së PS në vend, si dhe nr e tel. të Gjiknurit.