Titanik kthehet në det, kroçera inauguruese në 2022

549
epa03601997 A handout photograph provided on 26 February 2013 by Blue Star Line shows a computer generated image of the Titanic II's exterior. The Titanic II is a proposed ocean liner which will be a replica of the original Titanic ship, which sunk in the North Atlantic in 1912 after it struck an iceberg. The Titanic II is scheduled to be ready for use in 2016. EPA/BLUE STAR LINE HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
Sigal

Titaniku kthehet në det. Projekti për të ndërtuar një kopje të anijes së famshme për pasagjerë, e mbytur në Atlantik, ishte ndërprerë për probleme financiare, por tani ka nisur sërish dhe Titanik II do të bëjë krocerën e parë në 2022.

Bëhet fjalë për një turne 2 javor me nisje nga Dubai drejt Southampton, në Britninë e Madhe, më pas nga andej drejt New York, duke bërë kështu rrugën e anijes që u mbyt në 12 prill të 1912 pas përplasjes me një ajsberg.

Titanik II, që do të ndërtohet nga Blue Star Line dhe do të ketë të gjitha detajet estetike të origjinalit, përfshirë strukturën e brendshme, do të ketë të njëjtin numër pasagjerësh 2400 dhe ekuipazhin të përbërë prej 900 personash. Gjithçka do të jetë me një teknologji dhe siguri avangarde dhe do të ketë shumë anije shpëtimi.

Anija do të ndjekë të njëjtin udhëtim që ka bërë origjinali, por edhe përreth globit’, ka shpjeguar Clive Palmer një biznesmen dhe politikan australian, i cili ka qenë iniciatori i këtij projekti.