Tiranë, zjarr në një apartament, digjet 60-vjeçari, asfiksohen dy persona të tjerë

564
Sigal

Një 60-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të tjerë u asfiksuan si pasojë e djegies së një banese. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë.

Policia thotë se  “ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi”.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

“Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.