Thyhen xhamat e autobusit të pelegrinëve serbë në Gjakovë

483
Sigal

Qytetarët e Gjakovës të
revoltuar me ardhjen e atyre që serbët i quajnë pelegrinë, kanë thyer xhamat e
autobusit me të cilin me masa të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës,
“pelegrinët” serbë hynë në Gjakovë.

Nënat e viktimave thonë
se në mesin e “pelegrinëve” ka edhe kriminelë serbë të përfshirë në masakrat në
Gjakovë gjatë vitit 1999, raporton KTV.

Policia e Kosovës ka
arrestuar dy persona për sulmin ndaj autobusit.