Terroristi pas arrestimit: I kënaqur që mbaroi, s’dua më shumë

478
“Jam i kënaqur që mbaroi. Nuk do të doja asgjë tjetër…” Këto ishin fjalët e para të terroristit kryesor të sulmeve në Paris, Salah Abdeslam, menjëherë pas arrestimit të tij tre ditë më parë në një operacion antiterrorizmi në Bruksel. Po ashtu edhe avokati i terroristit, Sven Mary, ka deklaruar për Radio 1, se klienti i tij ndjehet “i lehtësuar” se “arratia e tij tani ka përfunduar”. Ndërkohë u njoftua nga një burim në gazetën “Le Soir” se disa detonatorë u gjetën brenda në apartamentin në Rue du Dries, në Forest, ku ishte fshehur Salah. Hetuesit gjetën gjithashtu edhe një kallashnikov, një flamur të Isis dhe një libër fetar. “Ne ende nuk mund të themi nëse Salah do të bashkëpunojë apo jo: nuk mund të shprehemi ende mbi deklaratat e tij”, tha prokurori belg.
Sigal