Tërmeti, Turqia mbyll shkollat për një javë

94
Sigal

Të gjitha shkollat ​​në mbarë vendin në Turqi do të mbyllen për një javë për shkak të tërmeteve të fundit, njoftoi të hënën ministri turk i arsimit Mahmut Özer.

Më shumë se 2.300 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën në orët e para të mëngjesit.

Gjthashtu fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar, ndërsa aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile.