Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet deri në Gjirokastër

500
Sigal

Territori i Greqisë është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti, të cilat janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.

Sipas shërbimit ndërkombëtar të lëkundjeve sizmilogjike tërmeti me magnitudë 5.1 ballë u regjistrua në orën 10:12 minuta sipas orës helene.

Epiqendra ishte 73 km nga Janina dhe 25 km nga Triakala, me një thellësi 10 km.

Tërmeti ishte i fuqishëm, duke u ndjerë deri në Gjirokastër.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.