Tërmet me magnitudë 6.1 në ishujt e Paqësorit

228
Sigal

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter u regjistrua sot pranë ishujve Vanuatu në Oqeanin Paqësor Jugor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti kishte një thellësi prej 100 kilometrash, sipas EMSC.

Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme nga tërmeti.

Vanuatu është një arkipelag i vendosur në Paqësorin Jugor, 1000 km në perëndim të Ishujve Fixhi.

Nga 82 ishujt në arkipelagun Vanuatu, dy më të mëdhenjtë janë Espiritu Santo dhe Malakoula.