Tentoi të therte një 30 vjeçar shqiptar, arrestohet autori pas një jave në arrati

153
Sigal

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjecar me inicialet F.N, pasi ka therur me thikë një 30-vjeçar në një pompë të derivateve në Kaçanik.

Sipas policisë, shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin këta të dy një javë më parë në fshatin e tyre Vatë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për vrasje në tentativë

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:55 ka pranuar një informacion se afër pompës së benzinës ‘’Vata petrol’’ në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast therje me mjet të fortë ( thikë) .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas një punë intensive të policëve të rendit dhe hetues , rreth orës 12:25 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.N (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet T.D ( M/K) i moshës mbi 30 vjeç , i cili nga ky incident ka pësuar lëndime të rënda në kraharorë dhe pasi ka pranuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj , i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin këta të dy një javë më parë në fshatin e tyre Vatë.

I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohet , për procedura të mëtejme hetimore .

Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky incident.