Nis aksioni i Task-Forcës për heqjen e automjeteve të paligjshme, ndëshkohen 10 subjekte

215
Sigal

Ditën e sotme, ministria e transporteve ka ndërmarrë një aksion Task-Forcës për heqjen e automjeteve të paligjshme të transportit publik.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar një sërë drejtuesish mjetesh të cilët ushtronin aktivitetin e transportit të pasagjerëve pa qenë të pajisur me licencë, apo raste ku licenca kishte kaluar afatin e vlefshmërisë. Brenda pak orëve, nga ana e Task Forcës, janë ndëshkuar afro 10 subjekte.

Ky vendim është ndërmarrë pas deklaratës së djeshme të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila kërkoi që të dalin nga tregu mjetet e paligjshme. Sipas tyre, konkurrenca e pandershme po dëmtonte operatorët e licensuar të cilët ndodhen në pozitë të vështirë për shkak të fazës së post pandemisë.

Ministrja Balluku paralajmëroi nisjen e një aksioni të gjerë kundër goditjes së kësaj paligjshmërie dhe që do të vijojë edhe në javët në vijim.