VIDEO/ Shikoni si ish-marinsi amerikan neutralizon grabitësin

68
Sigal

Një veteran i Marinsave të SHBA u filmua nga kamerat e sigurisë duke çarmatosur një të mitur me armë, i cili po përpiqej të grabiste një pikë karburanti në Arizona. Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së mërkurës brenda dyqanit në një pikë karburanti.

Zyra e sherifit publikoi pamjet e mbikëqyrjes nga brenda dyqanit që tregojnë 3 të dyshuar duke hyrë, teksa njëri prej tyre tundte në dorë një pistoletë. Ai kalon pranë një klienti dhe i drejton armën arkëtarit.

Në videon vetëm 8 sekonda duket se si klienti vepron menjëherë, duke goditur të dyshuarin e armatosur. Videoja tregon marinsin veteran duke rrëmbyer pistoletën dhe duke u përplasur me grabitësin. Dy të autorët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Sherifi i zonës tha se “klienti”, të cilin ata e identifikuan si një veteran i Marinës çarmatosi me sukses të dyshuarin dhe e ndaloi atë derisa të arritën forcat e rendit.

Kur hetuesit e pyetën klientin se si arriti të merrte kontrollin e situatës së rrezikshme, ai tha: “Forcat e Marinës më mësuan të mos bëj gabime…”. Nuk raportohet për të lënduar dhe autoritetet nuk e kanë bërë të ditur emrin e ish-marinsit.

I ndaluari i mitur do të akuzohet për grabitje të armatosur dhe sulm të rëndë ndërsa në kërkim janë dy të dyshuarit e tjerë.