Xavi Hernandez nuk fshihet: Ëndrra ime është të drejtoj Barcelonën

148
Sigal

Xavi Hernandez, trajneri aktual i Al Sadd në Katar, prej kohësh përflitet për një kthim në radhët e Barcelonës, por këtë radhë jo si lojtar po si trajner i kësaj skuadre.

Në një intervistë për “20 minuta”, ish-kapiteni i Barcelonës, përveçse foli për jetën në Katar, e pranoi se ambicia e tij është të drejtoj Barcelonën.

” Nuk e kam fshehur kurrë këtë, është synimi dhe ëndrra ime. Nuk e di nëse do të ndodhë apo jo, do të kenë nevojë për mua apo jo, por për momentin jam i lumtur tek Al-Sadd. Ndihem shumë krenar për këtë. Nëse vjen një ofertë, do të vlerësohet dhe më pas do të përpiqemi të vendosim, por për momentin jam shumë i lumtur këtu”.

Për jetën në Katar, ai vuri në dukje: “Besoj se marrëdhënia ime me Katarin dhe

familjen mbretërore do të mbetet përgjithmonë, sepse më kanë trajtuar shumë

mirë. Më kanë dhënë shumë dashuri dhe respekt. Ndihem shumë i vlerësuar dhe

kjo nuk mund të harrohet kurrë.

Unë jam një person mirënjohës dhe besoj se Katari më ka ndihmuar në shumë

mënyra. Është një marrëdhënie që do të zgjasë përgjithmonë. Fëmijët e mi kanë lindur këtu në Katar, gruaja ime është e kënaqur këtu dhe ne jemi të gjithë shumë

të lumtur”.

Për Kupën e Botës, ai nënvizoi: “E kam thënë tashmë shumë herë, do të jetë një

Botëror historik. Njerëzit do të befasohen. Së pari, për atë se si është vendi, për

shkak të asaj se si është vetë Katari dhe pastaj për shkak të infrastrukturës”.