INTERPOL publikon listën e xhihadistëve që kërcënojnë Europën

346
Një listë me 173 militantë të ISIS është publikuar nga INTERPOL, të cilët dyshohet se janë trajnuar për të kryer sulme vdekjeprurëse në Europë.

Lista e agjencisë globale për luftimin e krimit u hartua nga Shërbimet e Inteligjencës në Amerikë bazuar në informacioniet e marra gjatë sulmeve të ISIS në territoret e Sirisë dhe Irakut.

Rrjetet europiane kundër terrorizmit janë të shqetësuar se nëse bie “kalifati” i ISIS-it, ekziston një rrezik për rritjen e sulmuesve vetëvrasës të vendosur në Europë, ndoshta që veprojnë edhe vetëm.

Lista e dërguar nga Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it më 27 maj, përcakton grupin e luftëtarëve si individë që mund të jenë trajnuar për të ndërtuar dhe vendosur pajisje shpërthyese të improvizuara në mënyrë që të shkaktojnë vdekje dhe lëndime serioze.