Kishin me vete 200 mijë paund kokainë, ja çfarë ndodhi me tre shqiptarët

454
Mediat britanike raportojnë se shqiptaret e arrestuar janë Kristian Bujaj, 26 vjeç, Klaudio Doroftei, 25 vjeç dhe Ermal Zina, 39 vjeç.

Të tre para gjykatës në Cardiff të enjten, pasi u shpallën fajtorë për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen.

Shqiptarët u arrestuan në një banesë në The Hawthorns të Pentwyn, pasi u kapën me dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefona. Atyre iu gjet gjithashtu një sasi prej 6 mijë paundësh, para kesh, që i kishin fshehur nën dyshemenë e një banese në Nesta Road, në Canton, më 7 Shkurt, shkruan “WalesOnline” .

Sipas të njëjtit burim, droga e sekuestruar nga autoritetet britanike, kapte vlerën e më shumë se 200 mijë paundëve.

Tre shqiptarët u shpallën fajtorë dhe gjykata vendosi që të dënojë me 6 vite dhe 8 muaj burg secilin Doroftein dhe Zinën, ndërsa 6 vjet për Bujajn.

Detektiviti Ian Morgan tha se pas një pune intensive hetimore, efektivët e policisë kishin mbërritur në adresën e Pentwyun në kohën e duhur, duke i kapur mat tre shqiptarët. Sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja përse e kishin të pamundur që të mohonin përfshirjen e tyre.
Sigal