Tentativa e fundit për të krijuar qeverinë 5 Yjet-Lidhja

484
Sigal

Rikthehet në Itali hipoteza e krijimit të një qeverie koalicioni mes 5 Yjeve dhe Lidhjes, përpjekjet për formimin e së cilës dështuan pak ditë më parë nga mospranim prej Presidentit të Republikës i Paolo Savonës në postin e Ministrit të Ekonomisë.

Mandati i Kryeministrit i dhënë dy ditë më parë juristi Carlo Cottarelli për formimin e një qeverie teknike që do të shoqëronte vendin deri në zgjedhjet e parakohshme u frenua gjatë orëve të fundit nga kreu i shtetit.

“Ka sinjale të forta mbi përpjekjet për formimin e një qeverie politike”, është komenti i dalë nga zyra e shtypit e Presidentit Mattarella i cili është takuar me liderin e 5 Yjeve Luigi Di Maio.

Zërat mediatike italianë komentojnë se gjatë këtyre orëve po vlerësohet propozimi i 5 Yjeve për krijimin e një qeverie me kryeminstër Giuseppe Conte, pjesë e së cilës do të jetë dhe ekonomisti Paolo Savona por jo në krye të Ministrisë së Ekonomisë.

Situata politike e kriza isntitucionale në Itali ka ndikuar negativisht në tregun ekonomik ndërkombëtar.

Bashkimi Europian përmes Komisionerit për Çështjet Ekonomike Pierre Moscovici, është shprehur se “procesi demokratik në Itali po ecën e deri sa të gjej zgjidhje, janë të papranueshme spekullimet e ndërhyrjet e vendeve të tjera europiane. Janë italianët që do vendosin për fatin e tyre dhe Komisioni Europian është i gatshëm të punoj me këdo që do të marrë drejtimin e qeverisë së re italiane”, deklaroi ai.