Lista/ Dhjetëra automjete, banesa luksoze dhe biznese, zbulohen pasuritë që iu sekuestruan Milan Radoiçiç

16
Sigal

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka publikuar një listë të pasurisë që i është konfiskuar Milan Radoiçiç, i akuzuar si drejtuesi i sulmit terrorist në veri të Kosovës vitin e kaluar.

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara ka konfiskuar sot dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin e një grupi të armatosur serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar.

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu ka publikuar listën e gjatë të pasurisë dhe mjeteve që i janë konfiskuar Radoiçiçit.

foto galeri foto galeri

‘Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu një ditë më parë ka njoftuar se kanë nisur zbatimin e urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

‘Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardh koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen’, shkroi ajo.