Kryesia e Partisë së Lirisë, ka zgjedhur disa drejtues të rinj të strukturave të saj, në qendër dhe në qarqe.
Në një njoftim për mediat nga Partia e Lirisë thuhet se:
Me qëllim forcimin e mëtejshëm të strukturave në nivel qendror dhe vendor, të hapjes së pandalshme, zgjerimit të mbështetjes së saj qytetare, si dhe në mbështetje të politikave dhe prioriteteve të saj kryesore zgjodhi sot:
Znj.Brunilda Haxhiu, Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit
Z. Besford Dorezi, Sekretar për Organizimin
Z. Luan Qato, Sekretar Politik për Qarkun e Fierit
Z.Besmir Hoxha, Sekretar Politik për Qarkun e Dibrës