Tensione Turqisë-Greqisë, ministri grek s‘lejohet të vendosë kurorë në memorialin e ushtarëve të vrarë

553
Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur se nuk i ka lejuar ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendosë kurorë lulesh në rajonin e Kardak të Detit Egje me një anije luftarake, në memorialin kushtuar tre ushtarëve grekë që humbën jetën gjatë krizës së ishujve në vitin 1996, raporton agjencia e lajmeve Anadolu (AA).
Në një njoftim me shkrim nga MPB e Turqisë thuhet se Ekipet e sigurisë bregdetare të Turqisë nuk kanë lejuar që ministri grek të afrohet në Kardak. Në deklaratë thuhet se delegacioni grek pas paralajmërimit të bërë është larguar nga ujërat territoriale turke pa shkaktuar ndonjë tension.
Ishujt që Turqia i njeh me emrin Kardak, por Greqia me emrin Imia, janë disa shkëmbinj të pabanuar në detin Egje dhe për to ka pasur e ka ende një mosmarrëveshje prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë. Kjo situate i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në vitin 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm.
Sigal