Tarifat abuzive për bagazhet e dorës, Spanja gjobit Wizzair

26
Sigal

Ministri i të Drejtave Sociale, Konsumit dhe Axhendës 2023 i Spanjës, Paolo Bustinduy, njoftoi sot në Bruksel se qeveria iberike po përgatit sanksione kundër linjave ajrore me kosto të ulët Wizzair dhe Transavia për vendosjen e tarifave për bagazhet e dorës nga pasagjerët. Të njëjtën gjë ka bërë tashmë kundër Ryanar, Vueling, Easyjet, Norwegian dhe Volotea, duke vendosur gjoba në total prej 179 milionë eurosh.

“Këto dy kompani të tjera po ndjekin të njëjtat hapa si pesë të mëparshmet”, tha Bustinduy, i filmuar nga TV spanjolle, në selinë e Organizatës Evropiane të Konsumatorëve (Beuc), ku u njoftua një ankesë drejtuar Komisionit Evropian dhe Rrjetit Evropian të Konsumatorëve kundër linjave ajrore Easyjet, Norwegian Airlines, Ryanair, Transavia, Volotea, Vueling dhe Wizzair.

Madridi gjobiti pesë linjat ajrore në nëntor 2024 për vendosjen e tarifave shtesë “abuzive”, duke u përfshirë në “praktika të paligjshme”, të tilla si pagesa për bagazhet e dorës ose printimi i kartës së imbarkimit, një sanksion që ministri spanjoll dëshiron ta shtrijë tani te Wizzair dhe Transavia.