‘Takon fantazmat’/ Trump kërkon test për shëndetin mendor të Joe Biden

175
Sigal

Donald Trump kërkoi që presidenti aktual Joe Biden të testohet për shëndetin mendor.

E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e sjelljeve të fundit që Biden ka bërë në daljet publike, ku ka përshëndetur në vende që s’ka njerëz, apo ka belbëzuar në konferenca.

Organizata e ish-presidentit publikoi një video e cila përmbledh belbëzimet e Biden dhe skenën e famshme në të cilën presidenti në fund të një fjalimi, kthehet për t’i dhënë dorën dikujt që në të vërtetë nuk është aty.

Biden qëndron me dorën në ajër dhe më pas largohet.

Trump më pas bëri shaka me mbështetësit e tij duke thënë se kishte dhe materiale të tjera por nuk e kishte gjithë pasditen në dispozicion.

Donald Trump përsërit dhe në Nebraska se po të kishte qenë ende ai në Shtëpinë e Bardhë, presidenti rus Vladimir Putin nuk do e kishte pushtuar asnjëherë Ukrainën.