Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një mjek i cili akuzohet për sulm seksual ndaj të miturve.
Në njoftimin e saj, policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna Malishevë. Ndaj Sopajt rëndojnë dy akuza; ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçe’ dhe ‘Sulm seksual’.
Mjeku kosovar i cili ka punuar si mjek familje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Shpëtim Robaj’ në Malishevë, është arrestuar në vitin 2018 për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçare.
Sopaj ishte akuzuar dhe për vepra tjera penale, ku mes muajit gushtit të vitit 2017 dhe prillit të vitit 2018, ai dyshohet se kishte shfrytëzuar postin e tij me qëllim përfitim në mënyrë të kundërligjshme
Aktakuza e Prokurorisë gjithashtu shpjegon se edhe djali tjetër i të pandehurit, Qëndrim Sopaj, i cili punon në depon farmaceutike ‘Radinchpharm’ në Prishtinë, po ashtu ka furnizuar farmacistët në Malishevë me medikamentet ‘Eselan’, ‘Neo Endosix’, ‘Nipogalin’ etj.
Po ashtu, Sopaj dyshohet se tabletat ose medikamentet e dhëna nuk i kishte përshtatur me përshkrimin e terapisë për pacientët, veprime këto në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi të sektorit farmaceutik.