Mallkimi “Champions” i Guardiolës në Ligën e Kampionëve pas largimit nga Barcelona

189
Sigal

Pep Guardiola ka fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm gjatë kohës që drejtonte Barcelonën, Bayern Munich dhe Manchester City. Sidoqoftë, ai do të mburret përgjithmonë me vitet e arta te Barcelona, ku udhëhoqi skuadrën më të dekoruar në historinë e klubit blaugrana. Sidoqoftë, megjithëse Guardiola ka shijuar lavdinë e Premier League, “FA Cup” dhe “League Cup” me Manchester City, kurrë nuk e ka ngritur Ligën e Kampionëve me ekipin nga “Etihad”.

Ne po ju njohim me çfarë duhet të dini rreth rekordit të Guardiolës në Ligën e Kampionëve dhe më shumë. Pep ka fituar dy Champions, të dy si trajner i Barcelonës. E fitoi titullin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në sezonin debutues si trajner te Blaugrana-t, duke mposhtur Manchester United 2-0 në finalen e sezonit 2008-09. Duke vepruar kështu, ai u bë njeriu më i ri, që drejtonte një ekip fitues të Ligës së Kampionëve. Po atë sezon, Barcelona u bë skuadra e parë spanjolle që fitoi La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Champions (e njohur si tripleta) në një sezon të vetëm.

Trofeu i tij i dytë i Ligës së Kampionëve erdhi në finalen e vitit 2011, dy vite pas atij të parë. Blaugrana-t ishin sërish fitimtar kundër Manchester United në finalen në “Wembley”, këtë herë 3-1. Hera e fundit, kur Guardiola fitoi Ligën e Kampionëve ishte me Barcelonën, në sezonin 2010-11. Ai kurrë nuk e ka fituar këtë trofe me një ekip tjetër, veç Barcelonës; ??ose me një ekip që nuk përfshinte Lionel Messin. Gjithashtu, nuk ka arritur një finale Champions-i me ekip tjetër, veç Barcelonës.

Me Bayern Munich dhe Manchester City, më larg që ka shkuar në këtë garë është faza gjysmëfinale, por asnjëherë në finale. Pep ka folur për dëshirat e tij, që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Manchester City, duke bërë shaka se gjysma e trashëgimisë së tij në “Etihad” do të përcaktohet nga suksesi ose jo në garën elitare europiane:

“Ne, natyrisht, nuk do të gjykohemi vetëm nga mënyra se si luajmë, por titujt që fitojmë. Kjo është e vërteta. Është kaq e thjeshtë. Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për ne, por njerëzit thonë: ama, ju nuk e fituat Ligën e Kampionëve. Kjo është arsyeja pse unë do të gjykohem. Nëse nuk e fitojmë atë, unë do të jem një dështim këtu. E di mirë këtë gjë. Sidoqoftë, më pëlqen të punoj me lojtarët e mi. Po ashtu, lojtarët e mi duan të fitojnë ende shumë. Do ta shohim në fund”.

Ju mund ta shihni ecurinë e Guardiolës në Champions me Barcelonën, ??Bayern Munich dhe Manchester City më poshtë:

Mallkimi “Champions” i Guardiolës në Ligën e