Sulmi ndaj Kosovës , i sponsorizuar jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Moska

77
Sigal

Pas denoncimeve të Këshilltares Lokale të BE-së, Shneeberger dhe Raportueses se PE-së për Kosovën, Von Cramon, reagon ish-admirali i ushtrisë kroate Ivica Mandiç: Sulmi ndaj policisë së Kosovës i sponsorizuar nga Serbia dhe Rusia. Flasin ish-Presidentët Stipe Mesiç, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu: Sulmi në Banjskë ishte përgatitur për të nxitur luftë.Vuçiç i përfshirë kokë e këmbë, u zu me presh në dorë dhe po tenton ti iki përgjegjësisë

Ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç kritika BE-së: Sulmi në Banjskë ishte përgatitur për të nxitur luftë

Shqetësimi për ngjarjet e ndodhura në 24 shtator 2023 në Veri të Kosovës u tregua haptazi edhe nga ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç i cili kritikoi Serbinë dhe tha se “sulmi i ndodhur në Banjskë ishte përgatitur për të nxitur luftë”. Në një intervistë për KosovaPress, ai kritikoi Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit ndërsa vlerësoi pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare.  “Mendoj se e gjithë bota duhet ta kuptojë se Kosova është fakt, se Kosova është shtet dhe se të gjitha shtetet kanë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat marrëdhënie me Kosovën, ndaj duhet njohur një fakt, atë që në Serbi ende nuk e njohin Kosovën. Ky është një problem që ia ka vënë vetes udhëheqja e Serbisë. Prandaj, Serbia nuk ka pse ta njohë Kosovën, e gjithë bota do ta njohë Kosovën, por Serbia nuk ka nevojë por duhet të lejojë lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e kapitalit, lëvizjen e ideve kështu që duhet të lejojë komunikimin me botën” – tha ish-Presidenti. I pyetur për rëndësinë e vijimit të dialogut ai ishte i prerë në përgjigjen e tij: “Po! Sigurisht. Kosova gjithmonë ka treguar interes që çdo gjë të zgjidhet në mënyrë paqësore në mënyrë diplomatike dhe në këtë kuptim mendoj se Kosova do të vazhdoj të ketë të njëjta pikëpamje, kështu që Qeveria e Kosovës ata që udhëheqin në Kosovë. Ata udhëheqin një politikë evropiane dhe në këtë kuptim duhet edhe në Serbia t’i kuptojnë faktet dhe të vendosin sipas atyre fakteve.” Stipe Mesiç tha se lidershipi i Bashkimit Evropian po gabon. “Unë besoj se nuk e udhëheq politikën evropiane, Bashkimi Evropian nuk e udhëheq sa duhet politikën evropiane. Ajo i kushton më shumë rëndësi asaj se çfarë do të thotë Amerika dhe jo asaj që është në interes të Evropës dhe në këtë kuptim mendoj se lidershipi i Bashkimit Evropian është duke gabuar sepse Evropa duhet të udhëheq politikën evropiane. Bashkimi Evropian duhet të udhëheq politikën evropiane.” Për sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit ish-Presidenti kroat tha se ishte një sulm i përgatitur dhe se sipas tij kanë gisht në tdisa institucione. “ Pra, kur një ditë të analizohet dhe ka arsye për të folur për të nuk ishte ekses. Kjo ishte e përgatitur dhe në këtë kanë marrë pjesë disa institucione të cilat mund të sjellin njerëz të armatosur me pajisje, domethënë pajisje për luftë, bomba me mitraloza të rëndë, automjete të blinduara. Kështu që gjithçka ishte e përgatitur për një provokim të madh për të ngritur njerëzit nga rrethina që ata të reagojnë dhe pastaj Serbia të shfaqet si ajo që do të zgjidh gjërat dhe në fakt është politika serbe e cila dëshiron të integroj një pjesë të Kosovës në territorin e saj.” Pas ngjarjet e 24 shtatorit 2023, veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës u komentuan pozitivisht nga Mesiç.  “Në një provokim të vështirë si qeveria ashtu edhe Presidentja e saj kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Në veprimet e tyre institucionet e Kosovës vepruan sipas standardeve evropiane. Serbia ka marrë shumë masa që bota mund t’i kritikoj përkatësisht në Serbi nderohen ata terroristë që sulmuan institucionet e Kosovës, të cilët sulmuan Kosovën. Pra, ata vdiqën në një sulm terrorist dhe Serbia i nderon si viktima të politikës shqiptare, kështu që ata bënë gjithçka për të bërë gjënë e gabuar” tha për median kosovare ish-Presidenti kroat Stipe Mesiç.

Eskaluesi i vërtetë është Aleksandër Vuçiç, Schneeberger: T’i hiqen sanksionet Kosovës, t’i vendosen Vuçiqit

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas kapjes së një sasie të re të armatimit, municionit dhe pajisjeve tjera ushtarake në shtatë vendndodhje të ndryshme në veri të Kosovës. Nëpërmjet një reagimi Kati Schneeberger tha se shpreson që të gjithë ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë – presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ajo përmes reagimit të saj kërkoi nga Bashkimi Evropian që ky i fundit të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës dhe t’ia vendosë ato Vuçiçit. “Më shumë armë janë sekuestruar në veri, duke dhënë një ide për shkallën e mundshme të sulmit terrorist në Banjska. Rreziku ende nuk ka kaluar. Shpresoj që të gjithë ta kenë kuptuar se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë = Vuçiq/Serbi. Ne nuk kemi nevojë për një vend tjetër terrori dhe lufte pas tmerrit në Ukrainë, Nagorno Karabakh, Izrael. Prandaj, qetësimi ndaj Vuçiqit më në fund duhet të marrë fund. Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe ndaj Vuçiqit të merren masa aq të dhimbshme për të, saqë ai vjen në vete, ndal përshkallëzimin e tij dhe punon seriozisht për zgjidhjen e konfliktit.” – tha këshilltarja Kati Schneeberger.

Armatime të tjera në Kosovë, Sveçla: Po qartësohet gjerësia e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist

Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës Xhelal Sveçla ka reaguar pas kapjes së një sasie të re armatimi, në disa vendndodhje të tjera në Veri të Kosovës. Policia e Kosovës zbuloi një sasi tjetër municionesh e pajisjesh ushtarake gjatë një aksioni të saj në fundjavë. Xhelal Zveçla përmes një reagimi tha se armatimi i zbuluar bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës, gjë e cila tregon gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist. Ministri i Brendshëm i Kosovës theksoi se në mënyrë të pandalshme do të vazhdohet deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës së Kosovës. “Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë. Armatimi i zbuluar bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë. Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist. Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës.” – tha në reagimin e tij Xhelal Zveçla.

Sulmi ndaj Kosovës, ish-admirali kroat: I sponsorizuar jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Moska

Ish-shefi i Qendrës për Studime Mbrojtëse dhe Strategjike i Akademisë ushtarake kroate, Ivica Mandiç tha se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ishte i sponsorizuar jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga Moska. Deklarata e fortë u bë në një intervistë për Kosova Press ku ish-admirali i lartë vlerësoi punën e Policisë së Kosovës në ditën kur terroristët serbë e sulmuan me artileri të ndryshme luftarake e armatim ushtarak. Mandiç tha më tej se KFOR-i, duhet të ketë rol më të madh parandalues në Kosovë. “Sulmi terrorist në Kosovë ishte planifikuar si shkas për përdorimin e ushtrisë serbe kundër Kosovës, për të zgjidhur problemet politike që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë, Serbia vendosi të përdorë dhunën, sepse negociatat që po zhvillohen sipas tyre nuk janë duke dhënë rezultatet. Për këtë arsye, kjo ishte e sponsorizuar nga shteti jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga Moska, një grusht shteti i sponsorizuar nga shteti, terrorizëm shtetëror në Kosovë. Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është reagimi dhe mënyra se si ka reaguar Policia e Kosovës që të mos vij deri te dëmet kolaterale apo vdekje të civilëve. Për këtë arsye, një tentativë e tillë, edhe pse me pasoja fatale si për policinë, ashtu edhe për këtë paraushtarak, nuk parashikonte përdorimin e forcës. Në këtë kuptim, është e papranueshme që edhe përderisa negociatat janë duke vazhduar, një nga masat që duhet marrë pas kësaj dhune është shtimi i forcave të NATO-s dhe vendosja e tyre në Kosovë”, tha Mandiç. Sipas tij nëse gjërat do të shkonin sipas planit të Serbisë ajo që do të përfitonte më shumë do të ishte Rusia e cila në këtë formë do të arrinte të zhvendoste vëmendjen e NATO-s dhe Bashkimit Evropian nga lufta në Ukrainë ndërsa të njëjtin medim pati ai edhe për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit. “Ky sulm u sponsorizua nga Moska dhe ata persona që morën pjesë në sulm u trajnuan për një kohë të gjatë nga një ekip instruktorësh ruso-serbë, për sa i përket përfitimeve nga ky sulm, Moska do të përfitonte më së shumti sepse po të kishte një gjakderdhje të madhe, Bashkimi Evropian dhe të gjithë do të duhej të rrisnin vëmendjen ndaj Kosovës, pra qetësimit të një konflikti të tillë, ku nga fokusi do të dilte Ukraina. Për këtë arsye, e përsëris, Moska do të kishte përfitimin më të madh në kuptimin që Kosova dhe Serbia do të bëheshin në qendër të historisë, si ato të sigurisë, politike dhe ushtarake, thjesht një operacion informativ i planifikuar me elementë dhune ku fokusi do të kthehej në juglindje të Evropës. ër shkak të reagimit të forcave kosovare nuk kaloi dhe politikës së Kosovës dhe vazhdimi i kësaj është sërish në shenjën e Rusisë, sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, kështu që nuk mund t’i shikoni ato dy operacione veç e veç, është një tërësi unike kur përdoren pikat nevralgjike, a janë ato në Lindjen e Mesme, Evropë është e parëndësishme në qëllimin e largimit të vëmendjes si të NATO-s ashtu edhe të Bashkimit Evropian nga lufta aktuale në Ukrainë”. Për ish admiralin, KFOR-i duhet të ketë një rol shumë më të madh në Kosovë, jo vetëm me prezencë, por në parandalimin e sulmeve të tjera të mundshme. “KFOR-i duhet të marrë udhëzime krejtësisht të ndryshme politike nga kreu i NATO-s, duhet t’i forcohet autoriteti dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, ai duhet të dislokojë forcat e tij dhe të përdorë forcat e veta për të vepruar në mënyrë parandaluese në mënyrë që asgjë, siç janë konfliktet ndëretnike, thjesht nuk duhet të ndodhin. Negociatat mund të zgjasin aq sa zgjasin, por nuk duhet të jenë të aranzhuara me dhunë nga njëri prej pjesëmarrësve në këto bisedime, për këtë arsye padyshim që do të ketë ndryshim në mandatin e KFOR-it dhe është e nevojshme që ai të ketë një rol shumë të madh parandalues jo vetëm prezencën këtu, por edhe me aksione që do të ndërmarrë”. Faktin e gjetjes së një arsenali të tërë armatimi në Banjskë, Mandiç e analizon se kjo për të dëshmon se po planifikohen edhe operacione të caktuara sekrete që mund të destabilizojnë zonën. Për këtë ai thekson se është sërish KFOR-i, që duhet të njoftojë autoritetet vendore që të ndërmerren operacione parandaluese. “Është thjesht diçka që nuk lejohet, armatosja e popullsisë civile të grupeve paraushtarake në një zonë ku të gjitha problemet politike, dhe ato problemet thelbësore politike të marrëdhënieve mes dy shteteve, nuk janë zgjidhur, dhe ndodh që një pjesë e popullsisë po armatoset, sidomos armatosja aq e fshehtë nënkupton se planifikohen edhe operacione të caktuara sekrete që mund të destabilizojnë zonën. Çdo destabilizim i zonës thjesht do të vonojë integrimin euroatlantik për të cilin po e synojnë Serbia edhe Kosova, të paktën me sa di unë, sjellja deklarative e Serbisë nuk është tamam e tillë. Kjo po zvarritet dhe me këtë, zhvillimi ekonomik dhe çdo zhvillim tjetër po vonohet për një kohë të gjatë, thjesht që njerëzit të fokusohen në ndërtimin e ekonomisë, shkencës, kulturës dhe arsimit të tyre. Në këtë kuptim, roli i KFOR-it, në veçanti duhet të përkufizohet ndryshe, në mënyrë që kur ata kanë informacione të tilla për armatimin, veçanërisht ndërkufitar, që mund të parandalohet thjesht duke përdorur forcat e veta, gjëja e dytë që është shumë e rëndësishme është rrjetëzimi i fotografisë së inteligjencës nga aleatët, vendet aleate që autoritetet në Prishtinë mund të dinin se me çfarë kanë të bëjnë. Të them edhe një herë, ndërmerren operacione parandaluese dhe jo represive në kuptimin që do të prodhojë dhe do të prodhojë gjithmonë dhunë”, tha ish-shefi i Qendrës për Studime Mbrojtëse dhe Strategjike i Akademisë ushtarake kroate, Ivica Mandiç.

Vuçiç e krahësoi raportuesen evropiane me nazistët, Von Cramon: Po rregon dobësinë e regjimit të tij autokratik

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit gjatë një interviste televizive për kanalin Prva.tv e krahësoi atë me nazistët. Raportuesja Von Cramon tha se këto deklarime tregojnë dobësinë e regjimit autokratik të Vuçiçit dhe se qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë se kaq. Në reagimin e saj në platformën sociale Viola von Cramon tha: “Aleksandar Vuçiç e di se jam mikja më e mirë e Serbisë demokratike. Kështu, që të gjithë që kontribuojnë për ta demokratizuar Serbinë dhe ta sjellë më afër Bashkimit Evropian janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar mua me Nazistët e 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Për të ardhur keq, qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë” tha raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian.

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu: Vuçiç, i zënë me presh në dorë po i ikën përgjegjësisë për sulmin në Kosovë

Në konferencën e lidërëve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Shkup ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se Vuçiç po provokon ti iki përgjegjësisë për agresionin dhe armët e përdorura në Veri të Kosovës. Deklarata u bë ndërsa mbante fjalën në panelin me temë “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva” të mbajtur në Shkup.  “Lidershipi i etnitetit serb Në Bosnje dhe Herzegovinë me qasje provokuese dhe bllokuese promovon dhe zbaton politikat anti evropiane e antidemokratike. Fatkeqësisht ai lidership ka ndërmarrë një hap që godet lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave midis këtij vendi dhe Kosovës. Kosova është treguesi i suksesit pavarësisht problemeve që ka një shoqëri që doli nga një agresion që fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite vazhdon në forma nga më të ndryshme. Ju kujtohet, në Kosovë nisën së pari aksionet rrënuese së strukturës kushtetuese të Federatës Jugosllave, masat shtypëse të apartheidit ndaj popullsisë së saj shumicë, kishte hezitim për të ndalur politikat nacionaliste serbe dhe ajo pastaj u shtri në të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë. Këto aspirata janë aktive edhe sot fatkeqësisht. Prandaj Kosova edhe në këto procese ishte dhe është në pozitën më të veçantë dhe më të rëndë. Përballë kësaj falë strategjisë së urtë të politikës në Kosovë themelet e së cilës i vendosi presidenti Rugova po arrihen të shmangen konfliket që kishin me shkaktuar pasoja në gjithë rajonin. Duke rikujtuar periudhën e rëndë të luftës jemi gjithmonë mirënjohës për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malit të Zi që në vitet më tragjike treguan solidaritetin e paharrueshëm të larguarit e dhunshëm nga shtëpitë e tyre nga policia dhe ushtria serbe. Shembull është rasti i fundit, kur një grup i armatosur me aktin terrorist, provokoi të destabilizojë integritetin dhe sovranitetin e vendit. Ky grup i përgatitur dhe pajisur me armë moderne që erdhi nga Serbia synoi të shkaktoi një konflikt me qëllim të qartë të destabilizimit dhe shkatërrimit të shtetit të Kosovës si dhe destabilizimin më tutje. Kjo qasjë është plotësisht e përputhshme me politikat që po udhëheqen nga Federata Ruse me synimin për të krijuar konflikte të reja në Ballkan. Atakime të tilla nuk janë shënuar vetëm në Kosovë por edhe më parë edhe në Maqedoni dhe Malin e Zi dhe në veçanti në Bosnje – Hercegovinë. Me qëllim djallëzor qeveria serbe dhe vetë presidenti i Serbisë Vuçiç i zënë me presh në dorë po provokon t’i iki përgjegjësisë për agresionin dhe armët e përdorura në Veri të Kosovës. Ai, ashtu siç e ka zakon edhe në këtë rast fajin do ta hedh në autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës, me pretendimin se kishin armë që kishin ardhur nga Tuzla mirënë reagimin e tij, kryeministri i Bosnje Hercegovinës e përgënjeshtroi mundësinë që ato armë të jenë marrë në vendin e tij duke thënë që Serbia të mos kërkoj alibi këtu. Po kështu ai shton se dihet botërisht vendi i ushtrimeve, vendi i prodhimeve si dëshmi e pakompromentuar Fatmirësisht projekti për nisjen e një konflikti rajonal dështoi. Edhe këtë herë ngadhënjeu përkushtimi për paqe dhe stabilitetet kaq të nevojshëm për gjithë rajonin. …Paqja nuk ndërtohet duke vendosur kushte të njëanshme, Serbia ishte dhe vazhdon të mbetet faktori kryesor destabilizues. Është koha që politikat e tilla luftënxitëse dhe destabilizuese, jo vetëm të marrin fund por edhe të marrin ndëshkimin e meritueshëm”, tha ish-Presidenti i Kosovës Sejdiu.

Ish-Presidenti Alfred Moisiu: Serbia e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës

Kreu i shtetit shqiptar gjatë viteve 2002 – 2007 ish-Presidenti Alfred Moisiu kritikoi ashpër qasjen e Serbisë ndaj Kosovës. Qëndrimet kritike të tij u bënë nga Shkupi ndërsa ish-Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në konferencën e lidërëve të Ballkanit Perëndimor si pjesë e panelit ku diskutohej tematika “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva”. Nga Shkupi, ish-Presidenti ngriti me shqetësim situatën e ndodhur nga sulmi terrorist në Banjskë. Ai u shpreh qartazi se Serbia është e përfshirë në këtë sulm. “Në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurtë dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi…Më 24 shtator plasi sulm në rajonin e Banjskës. Jo vetëm plasi por ndodhën disa gjëra për mua çuditërisht të pakuptueshme, kur Beogradi i cili të paktën formalisht është dukur se po kujdesej që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidheshin paqësisht dhe drejtësisht, po mbante qëndrim shumë shqetësues. Ngjarja që na tronditi të gjithëve jo vetëm që nuk u dënua nga drejtuesit e Serbisë, por u shpall një dite zie për ata që u vranë, të cilët më të drejtë si nga Kosova ashtu edhe nga Bashkimi Evropian u quajtën terroristë… Pra, duket qartë se këtu është e përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për t’u ulur në bisedime palët, vetëm se ndaj Serbisë duhet të kërkohet më shumë. Këtë nuk e them thjesht si shqiptar. Jo! E them duke gjykuar me zhvillimet reale në rajonin tonë. Mendoj se pikë së pari është e domosdoshme që Kosova të njihet nga anëtarët e Bashkimit Evropian, të cilët deri tani nuk e kanë njohur, janë 5 anëtarë dhe si mund të pretendosh dhe të kërkosh nga të tjerët që të mbajnë qëndrim ndryshe ndaj Kosovës. Por kjo më duket se në situatën e tillë do na krijoj një të ardhme të pashpresë në rast se nuk realizohet. Rruga e vetme për të gjithë janë bisedimet, dy ose shumë palëshe por duhet vendosshmëri e cila deri tani ka munguar. Është më se e nevojshme që për Vuçiç të bëhet e njohur se nuk mund vazhdojë të qëndrojë në dy karrige. Është e pamundur. Historia gjithmonë ka treguar se qëndrimi në dy karrige nuk është largpamës, nuk është dobi-prurës, dhe nuk ndihmon në zgjidhje e problemeve”, tha Moisiu.