Sulm me armë në një stacion metroje në Mynih, të plagosur

521
Policia gjermane është vënë në alarm mëngjesin e sotëm, pasi një person qëlloi me armë zjarri në një stacion metroje në Unterföhring, pranë Mynihut.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 8:23. Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë një polic.

Një dëshmitar tha për Bild se: “Ka pasur pesë të shtëna. Ne kishim për të lënë trenin. ”

Agresori është arrestuar. Ai u qëllua nga policia dhe u plagos lehtë. Mediat vendase raportojnë se po trajtohet në spital.

Raportimet flasin edhe për dy persona të tjerë të plagosur.

“Nuk ka rrezik për popullatën.Po punojmë për ta sqaruar këtë situatë” tha zëdhënësi i policisë Michael Riehlein.

Sakaq policia gjermane thotë se nga hetimet paraprake nuk ka asnjë indicje që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin.
Sigal