VIDEO/ Shkon në 44 numri i të vdekurve në Kaliforni, të paktën 200 persona rezultojnë të humbur

467
Sigal

Ka shkuar në 44 numri i personave të vdekur gjatë zjarreve të Kalifornisë, ndërsa numërohen rreth 200 të humbur përgjatë gjithë shtetit.

Në një video të publikuar së fundmi duket qartazi përpjekja e banorëve të Kalifornisë për t’i shpëtuar tmerrit të flakëve, teksa helikopterët i vijnë në ndihmë duke shuar flakët me ujë nga lart.

Filmimet pasqyrojnë qartazi itensitetin e flakëve në zjarrin e Kalifornisë, në një kohë që temperaturat e bëjnë zjarrin më vdekjeprurës të mundshëm.