Djali i Ibrahim Rogovës tashmë zv/ministër në qeverinë e Kosovës

467
Lidhja Demokratike e Kosovës fut në qeveri edhe një anëtar të Familjes së Ibrahim Rugovës. Djali i madh i ish-Presidentit, Mendim Rugova është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Emërimin e tij e ka bërë Kryeministri Isa Mustafa, siç shkruan gazeta Express.
Mendim Rugova është marrë me fotografi dhe me metrologji. Më herët në politikë ka qenë i përfshirë edhe djali i vogël i Ibrahim Rugovës, Uka, i ciliu bë deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit edhe e bija e Rugovës, Teuta, përmes listës së LDK-së arriti të bëhet deputete, madje njëra ndër më të votuarat në LDK.
Sigal