Sulm gjatë festimeve për ditëlindjen e Profetit Muhamed, 50 të vdekur

471
Sigal

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga një sulm kamikaz në Afganistan, në festën e ditëlindjes së Profetit Muhamed.

Ngjarja ka ndodhur në Kabul, ndërsa nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe 75 persona të tjera, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Mediat raportojnë se shpërthimi ndodhi në një sallë, ku po festohej ditëlindja e Profetit Muhamed.

Dëshmitarët thanë se kishte rreth një mijë persona brenda sallës kur ndodhi shpërthimi.

Në festë kishte klerikë dhe studiues fetarë, të cilit ishin mbledhur pasi ditëlindja e Profetit Muhamend është një festë kombëtare në Afganistan.