Mutacioni vdekjeprurës indian i COVID vjen pranë Shqipërisë, zbulohen dy raste në Greqi

67
Sigal

Greqia nuk gjen qetësi edhe në këto Pashkë Ortodokse për shkak të pandemisë. Mediat greke raportojnë se janë zbuluar dy raste të tjera me mutacionin indian të COVID-19.

Në fakt zyrtarisht mutacioni indian ka hyrë dhe në Greqi, pasi janë raportuar më parë 2 raste, një prej të cilave në Patra në fund të prillit.

India është vendi i cili po shënon shifra rekord viktimash nga COVID-19, por edhe infektime shumë të larta. Pas Kinës, SHBA dhe Brazilit, India duket se do të jetë ‘bomba’ e katërt e COVID-19 në gjithë botën gjatë periudhës së pandemisë.