Ndonjëherë nuk e kuptoj dot botën time
e as poetët që frymëzohen veç në shi.
Disa njerëz është më mirë t’i kesh ”kujtime”,
Sesa t’u japësh, e t’u japësh dashuri,
pa marr prapa sikur dhe një thërrime!
Ka momente ku marr laps edhe letër.
Ndonjëherë, filloj e shkruaj si poet.
E pas shkrimit shndërrohem në një tjetër;
shpirti ëmbël rrjedh në letër! Letra flet!
E ndonjëherë, jam i huaji i kësaj bote!
Bëhem poet që frymëzohet veç në shi.
Disa njerëz ikin vetë nga jeta jotep
vijnë e ikin, kjo është jeta gjithsesi…
Ndaj dhe bota ka pamjen e një ”rrote”
pa u ndalur rrotullohet përgjithnji!
Sikur bota të ish zemër,
edhe zemra do t’ish botë.
Sikur malli të ish flutur,
dhimbja s’do të kishte lot.





















