Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, njëkohësisht anëtar i kryesisë i kësaj partie, Belind Këlliçi vijoi sot takimet me qytetarët e degës 5 në Selitë në Tiranë.
Problematikat janë serioze. Mungesa në infrastrukturë, shërbime bazë, shëndetësi” vuri në dukje Këlliçi ndërsa qytetarët i njohu me Paketën e Dhembshurisë që parashikon të implementojë Partia Demokratike në 100 ditët e para të qeverisjes nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.
– 200 euro minimumi jetik
– 500 euro rroga minimale
– 1200 euro rroga mesatare
– Rritje 20% e pensioneve
– Ulje e çmimit të energjisë ne 7 cent/kilovat
Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të Selitës të votojnë nr 1, PD dhe kandidatët e saj për të ardhshmen e Shqipërisë.
“Të gjithë bashkë, mund të sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë” u tha Këlliçi.
Bashkë me Këlliçin në takim me banorët e Selitës ishin dhe kandidatët e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali dhe Akil Kraja



















