​Suedia merr kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian

105
Sigal

Duke filluar nga sot, 1 janar, Suedia merr kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian e cila ndryshon një herë në gjashtë muaj.

Presidencën e BE-së, të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Republika Çeke.

Suedia, e cila do të mbajë Presidencën deri më 1 korrik 2023 ka përcaktuar temat që do të ketë prioritet në këtë periudhë.

Sipas dokumenteve të përgatitura nga Presidenca e radhës së Suedisë, këto tema do të jenë, siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe mbisundimi i ligjit.