Sudani dhe Bahreini ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Iranin

462
Sudani njoftoi sot ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, ngjarje që reflekton tensionin mes vendeve sunite dhe shiite, pas ekzekutimit të një lideri fetar shiit nga Arabia Saudite. “Qeveria sudaneze njofton ndërprerjen, me efekt të menjëhershëm, të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit”, saktësoi Ministria e Jashtme sudaneze në një komunikatë.
Edhe mbretëria e Bahreinit njoftoi sot prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, më pak se 24 orë pas një vendimi të ngjashëm të Arabisë Saudite, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit, BNA.
”Bahreini, i drejtuar nga një dinasti sunite, që ka marrëdhënie të ngushta me Riadin, u ka kërkuar diplomatëve iranianë të largohen nga vendi brenda 48 orëve”, shtoi BNA-ja.
Arabia Saudite njoftoi dje në mbrëmje ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pas ekzekutimit të një lideri fetar shiit nga ana e Riadit.
Sigal