Reforma në drejtësi, Alibeaj: Dokumenti i vetëm bazë, raporti i Komisionit të Venecias

396
Viti politik 2016 ka nisur me tryezën për reformën në drejtësi. Ekspertë të nivelit të lartë kanë mbledhur mbrëmjen e sotme tryezën për reformën në drejtësi në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Në qendër të diskutimeve kanë qenë jenë reflektime mbi raportin e Komisionit të Venecias lidhur me këtë reformë të rëndësishme dhe të shumëpërfolur gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit që lamë pas.
Në përfundim të këtij takimi, Enkelejd Alibej, ekspert i Partisë Demokratike, deklaroi për mediat se në tryezë u ra dakord që i vetmi dokument ku do të mbështeten diskutimet për reformën në drejtësi do të jetë opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias.
“Dokumenti i vetëm bazë ku do të mbështeten diskutimet për reformën në drejtësi do të jetë vetëm dokumenti opinioni i miratuar nga Komisioni i Venecias, i cili ka thënë qartë dhe prerë, se çfarëdo reforme që do bëhet nuk duhet të bëhet kapja e sistemit të drejtësisë. Ekspertët e të dy krahëve do të identifikojnë zgjedhjen më të mirë në kushte barazie përfaqësimi në opinionin e këtij komisioni”, tha Alibeaj.
Sigal