Stuhia e verës ‘Poly’ godet Holandën dhe Gjermaninë, tre të vde.kur, bllokohet transporti

30
Sigal

Vdekja e të paktën tre personave – dy në Holandë dhe një në Gjermani – është shkaktuar nga avancimi i “Poly” , një stuhi e rrallë e fortë verore që ka shkaktuar probleme serioze në rrjetin rrugor, ajror dhe hekurudhor.

Stuhia “Poly” ka goditur kryesisht zonat bregdetare të Holandës me erëra me shpejtësi deri në 145 kilometra në orë.

Në qytetin e Haarlem , një grua 51-vjeçare ka ndërruar jetë sot. Gruaja fatkeqe ka mbetur e vrarë kur pema ka rënë mbi makinën me të cilën ajo udhëtonte, siç raporton rrjeti francez “France 24”.
Megjithatë, siç raporton britanikja “Sky News” , autoritetet kanë konfirmuar se të vdekurit janë dy. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera për identitetin e viktimës tjetër.

Në Amsterdam dhjetëra persona janë lënduar nga rrëzimi i pemëve . Që herët në mëngjes, erërat e forta kanë shkaktuar probleme serioze në rrjetin ajror dhe hekurudhor të vendit, ku autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një “ paralajmërim për stuhi të kuqe” për pjesën më të madhe të vendit, niveli më i lartë i alarmit.

 

Probleme edhe në Gjermani

Pas Holandës, stuhia e egër “Poly” goditi Gjermaninë me autoritetet e Saksonisë së Poshtme që flasin për një person të vdekur dhe dëme të rënda në shumë zona.
Një grua 64-vjeçare , banuese në qytetin Rende, e cila kishte nxjerrë në shëtitje qenin e saj ka humbur jetën.
Gruaja fatkeqe gjermane është shtypur nga një pemë ndërsa kafsha e saj është gjetur e gjallë, siç raporton gazeta gjermane “Bild”.
Stuhia goditi qytetin gjerman me erëra me shpejtësi 120 kilometra në orë.