Sigal

ITALI- Një tjetër ngjarje e rëndë në Itali. Një urë është shembur në autostradën A10 në Genova dhe bashkë me të sipas raportimeve të para të mediave italiane kanë rënë edhe autovetura, çka do të thotë se mund të ketë viktima.

Bëhet fjalë për urën Morandi, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian. Një pjesë e urës ka rënë mbi banesa. Në vend kanë shkuar nëj numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.