Sigal

Kyçet e ënjtura janë një problem që prekin shumë njerëz në një moment të jetës së tyre. Ka raste kur ky problem kërkon edhe ndërhyrjen me trajtime mjekësore.

Cilat janë shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kyçeve?

Dëmtimi i kyçeve

Dëmtimi i kyçit mund të rezultojë në ënjtjen e kësaj pjese të trupit. Përveç ënjtjes, ju gjithashtu përjetoni edhe simptoma të dhimbjes të cilat tregojnë se diçka nuk po shkon mirë. Ndonjëherë është shkak përdredhja e një ligamenti ose ndonjë frakturë. Në të tilla raste, rekomandohet kontrolli mjekësor.

Shtatzënia

Nëse jeni shtatzënë mos u habisni që kyçet tuaja janë më të fryrë se zakonisht. Kyçet e ënjtura janë një problem që u ndodh pjesës më të madhe të grave shtatzënë. Sipas ekspertëve, ënjtja e kyçeve gjatë shtatzënisë ndodh për shkak të disbalancës së hormoneve e cila shkakton mbajtje lëngjesh. Në disa raste, kjo ndodh për shkak të qarkullimit të gjakut në ekstremitetet e poshtme, çka shkaktohet nga zejgerimi i uterusit. Megjithatë sigurohuni të flisni me mjekun nëse ënjtja e kyçeve është problematike në shtatzëni, sepse kjo mund të jetë shenjë e preklampsisë, një formë e presionit të lartë të gjakut që prek gratë shtatzëna.

Qëndrimi ulur ose në këmbë

Puna juaj ka të bëjë me qëndrimin ulur ose në këmbë për orë të tëra? Ka shumë gjasa që kyçet tuaja të jenë të ënjtura dhe të lodhura pas orarit të punës. Është një gjendje që kalon vetë. Vendosini këmbët mbi dy jastëkë. Ndihmon menjëherë në reduktimin e ënjtjes.

Efektet anësore të medikamenteve

Nëse ënjtja e kyçeve ndodh pak orë pasi keni marrë një medikament të caktuar, atëherë ai është shkaku për këtë problem. Sipas specialistëve të shëndetit, ka disa medikamente që shkaktojnë mbajtje të lëngjeve duke shkaktuar për pasojë edhe ënjtje të kyçeve. Të tilla janë steroidet, kontraceptivë, anti-depresantë, medikamente për presionin e lartë të gjakut dhe për diabetin.

Mos ndaloni së marri medikamentin tuaj për shkak të ënjtjes së kyçeve. Ajo që duhet të bëni është të informoni mjekun tuaj.

Artriti

Shumë kyçe në trupin tonë janë të prirur të preken nga artiti dhe kyçet e këmbës janë një prej tyre. Kjo nuk është ndonjë surprizë sepse kyçet duhet të mbajnë gjithë peshën e trupit tonë.

Megjithatë, ka shumë mënyra për të menaxhuar artirin përmes medikamenteve të caktuara dhe disa ndryshimeve në stilin e jetesës. Ka edhe shumë mjekime natyrale për të.

Probleme të zemrës, veshkave dhe mëlçisë

Nëse kyçet tuaja të ënjtura shoqërohen me simptoma të pazakonta si frymëmarrje të shkurtra, acarime të lëkurës, marrje mendsh, paraqituni tek mjeku sa më shpejt. Kjo sepse disa shkaqe të ënjtjes së kyçeve janë më serioze dhe kërkojnë identifikim dhe trajtim të menjëhershëm.

Disa probleme me zemrën, veshkat dhe mëlçinë shkaktojnë mbajtje të lëngjeve, duke i bërë kyçet dhe pjesë të tjera të trupit të ënjten.