Studimi i ri nxjerr blof gjithçka: Koronavirusi nuk është…

449
Sigal

Një studim i ri i dalë së fundmi nga Universiteti Stanford  thekson se koronavirusi nuk është aq vdekjeprurës sa propagandohet.

Grupi i studiuesve ka analizuar situatën e krijuar nga koronavirusi në Santa Clara të Kalifornisë dhe ka zbuluar se ka shumë herë të infektuar nga koronavirusi se sa të identifikuarit. Në këtë mënyrë sipas tyre, shkalla e vdekjes do të ishte shumë më e ulët sesa e propagandojnë liderët botërorë duke izoluar njerëzit.

Kliko ketu per video

Organizata Botërore  e Shëndetësisë thekson mbajtja e miliarda njerëzve në shtëpi krijon premisën që të ndalojë koronavirusin dhe të ulë vdekshmërinë e cila është midis 1% dhe 3%/.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, vendimi për të izoluar gjithçka u bazua në projeksionin që shpjegonte se nëse nuk do të kishte karantinim do të vdisnin  2 milionë amerikanë. Por, ekspertët e kanë vënë në dyshim këtë lloj alarmi. Sipas tyre, rastet e njohura janë ndoshta vetëm një pjesë e vogël e numrit aktual të të infektuarve dhe për këtë arsye shkalla e lartë e vdekshmërisë së rasteve mund të mos jetë e tillë.

Ne nuk e dimë se sa prej infeksioneve kanë shkuar pa u vënë re për shkak të mungesës së testimit, kufizimeve të testimit dhe një numri potencialisht të madh të sëmundjeve të vogla ose infeksioneve asimptomatike”, shpjegojnë ata për Wall Street Journal.

Ekipi i Stanford mori në studim Santa Clara ku jetojnë rreth dy milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh në Kaliforni ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus.

Sipas studiuesve, vërtet shkalla e infeksioneve ishte mbi 1.000 raste pozitive, por rezultatet paraprake tregonin se midis 2.5% dhe 4.2% të banorëve kanë antitrupa ndaj virusit.

Studiuesit shpjegojnë se kjo përkthehet në 48,000 deri 81,000 të infektuar dhe jo mbi 1.000 sa është raportuar dhe kjo është 50 deri 85 herë më shumë se numri i rasteve të bëra publike.

Ata shtojnë se kjo përqindje është e ngjashme me përqindjen e të infektuarve në Itali, Islandë, Gjermani, Danimarkë, e shumë vende tjera.