Personat e prekur me Covid-19 në fasoneri/Pampuri: Për Ramën vlejnë më shumë lekët e oligarkëve sesa shëndeti i shqiptarëve

327
Sigal

Përmes një statusi në facebook, ish deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka reaguar lidhur me rastet e shfaqura me COVID 19 në fasoneri.

Pampuri shkruan se këto fakte tregojnë se për Edi Ramën vlejnë më shumë milionat korruptive që bashkendan me oligarkët sesa 15 milion euro paga të punonjesve që do mbronin jetën dhe shëndetin direkt të 70 mijë punonjësve të fasonerive e mijëra të tjerëve që janë familjarë e të aferm të tyre.

Postimi i plotë:

Per Edi Ramen vlejne me shume leket e oligarkeve sesa shendeti i shqiptareve

70 mije punonjese, gra dhe vajza, shumica nena por edhe kryefamiljare, jane sot te ekspozuara para COVID 19. Dhe kjo vetem sepse Edi Rama refuzon t’i perdore parate e taksave te shqiptareve per t’u paguar rrogat ketyre punonjesve ne vend te koncesioneve dhe aferave korruptive me tendera gjoja sekret.
Faktet jane tronditese, gra dhe vajza punonjese ne fasoneri nga Tirana, Kruja e Shkodra janë infektuar me koronavirus.
Po sa te tjera jane te infektuara qe u refuzohet testimi?
Sa prej tyre kane infektuar edhe familjare e te aferm?
Keto fakte tregojne se per Edi Ramen vlejne me shume milionat korruptive qe bashkendan me oligarket sesa 15 milion euro paga te punonjesve qe do te mbronin jeten dhe shendetin direkt te 70 mije punonjeve te fasonerive e mijera te tjereve qe jane familjare e te aferm te tyre. Me propagande nuk ushqehen shqiptaret dhe as nuk mbrohet jeta e tyre