Spanjë, kapen 10 milionë euro kokainë e fshehur në pure bananeje

491
Treqind kilogram kokainë, me një vlerë prej 10 milionë euro, u kapën në Valencia në një ngarkesë me pure bananeje që vinte nga Kosta Rika, njoftoi sot dogana spanjolle.
“Policia dhe dogana zbuluan të hënën 300 pako kokaine të një cilësie të lartë në një kontenier me pure bananeje në bord të një anieje kargo që vinte nga Puerto Moin, në Kosta Rika”, theksoi një zëdhënës i doganës.

“Droga arrin vlerën e 10 milionë eurove nëse shitet në tregun e zi”, vazhdoi ai. Secila nga pakot e kokainës kishte një etiketë ku shruhej “Exito” (sukses). Sasia më e madhe e kokainës në Sapnjë është kapur në vitin 2005, që ishte rreth 50 tonë. Lidhjet e ngushta që ka Spanja me ish-kolonitë në Amerikën Latine e kanë shndërruar këtë vend në portën kryesore hyrëse të kokainës në Evropë.
Sigal